Apeli i prindërve të Anxhelës: S’kemi mundësi ta tërheqim trupin

Prindërit e Anxhela Meçanit, vajza e cila u vra në Itali të dielën, kanë folur për mediat dhe po ashtu kanë kërkuar ndihmë nga shteti pasi nuk kanë mundësi të tërheqin trupin e 20-vjeçares.

“Duam ndihmën e shtetit shqiptar, nuk kemi mundësi të sjellim trupin e saj në Shqipëri. Vajza ka ikur në Itali me një shtetas shqiptar, atje ka lidhur martesë me një shtetas italian. Vajzën e kam parë për herë të fundit para shumë kohësh. Kërkojmë të vendoset drejtësi”.

Historia

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri para tre vitesh, Anxhela Meçani jetonte në periferi të Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pastaj u transferua për në Itali, ku i fejuari i saj i kishte premtuar një punë si balerinë.

Por ky fatkeqësisht ishte vetëm një iluzion.

Sapo ka mbërritur në Itali, Anxhela filloi të dilte e të shiste trupin e saj në trotuaret e disa prej qyteteve në veri të Italisë.

Jeta e saj u ndërpre në mënyrë barbare mbrëmjen e së dielës në Torino, qytet në të cilin kishte mbërritur vetëm pak muaj më parë.

Sipas mjekëve të spitalit “Kryqi i Shenjtë” në Moncalieri, vajza ishte masakruar me shkelma dhe grushte.

Pastaj kur kishte rënë pa ndjenja ajo ishte hedhur nga makina në rrugë.

Edhe pse mjekët kanë bërë të pamundurën, sërish Anxhela Meçani nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?