Apeli lë në burg biznesmenin Muho, do shpërthente me tritol tragetin e kompanisë rivale! Lënda plasëse i mori jetën mikut të tij

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e ”arrestit në burg” për biznesmenin Erdion Muho, i akuzuar për veprën penale ”Shkatërrimi i pronës me eksploziv” kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë. Muho është pronar i një agjencie turistike në Sarandë. Kompania e tij operon në fushën e transportit ndërkombëtar detar të udhëtarëve të linjës Sarandë-Korfuz.

Ngjarja ka të bëjë me eksplozivin që plasi në afërsi të Portit të Sarandës, mbrëmjen e 24 qershorit të këtij viti, ku mbeti i vdekur 52 vjeçari Armand Nelaj, mik i Muhos dhe biznesmen në fushën e makinerive të ndërtimit.

Eksplozivi kishte për qëllim tragetin turistik të një kompanie rivale me kompaninë e Muhos në transportin e udhëtarëve Sarandë-Korfuz. Për këtë Muho ia kishte lënë eksplozivin Nelajt që tia vinte anijes rivale. Lënda shëprthyese plasi para kohe për shkak të telefonit të Nelajt, duke mos shpërthyer në objektin e synuar por në duart e Nelajt i cili humbi jetën.

SHKARKO APP