Apeli lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj ndaj të dyshuarve për abuzime me tenderat te AKSHI. Në arrest shtëpie do vazhdojnë të mbeten drejtoresha e AKSHI-t Mirilda Karçanaj dhe zv.drejtoresha e AKSHI-t Hava Delibashi.

Sakaq nuk ndryshojnë masat “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” për zv.drejtorin për hetimin e Krimit në Policinë e Tiranës Erion Ismaili, si dhe biznesmenët, Gëzim Hoxha, Andis Papa dhe Rogers Rryta.

“AKSHI. Në vendimin e sotëm të Apelit u la në fuqi vendimi i Shkallës së Parë kundrejt: H.D, z. E.I., z. G.H, znj. M.K, z. A.P dhe z. R.Rr dhe vendimin nr. 131, datë 18.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?