Apeli lë në fuqi vendimin e shkalles së parë për burg Becchettin

 

Burg prape per Becchettin. Edhe Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për masën e arrestit me burg ndaj Francesco Becchetit, pronarit të Agon Channel.

Vendimi është marrë ditën e sotme, pasi u shqyrtua kërkesa e avokatëve të tij mbrojtës.

Pas përfundimit të hetimit nga Prokuroria e Tiranës, ndaj biznesmenit italian rëndojnë akuzat e vjedhjes dhe pastrimit të parave.

Kompanitë e tij në Shqipëri, përfshi edhe televizionin Agon Channel janë nën sekuestro nga shteti, ndërsa nuk dihet vendodhja e Becchettit./

SHKARKO APP