Apeli lë në fuqi vendimin me 55 vite burg për vrasësit e Marvi Mihalit

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për autorët e vrasjes së Marvi Mihalit.

Me akuzën për vrasje me dashje, është dënuar me 19 vite Dejvis Bitraj dhe me nga 12 vite Eugen Bitraj, Kridens e Marsel Alla.

Vrasja ndodhi në verën e 2017, pranë stadiumit “Dinamo” në kryeqytet, ku Mihali pas një sherri për karikuesin e telefonit, u godit me thikë nga Dejvis Bitraj dhe mbeti i vrarë në vend.

SHKARKO APP