Apeli liron kontrollorët e aeroportit të Rinasit

Në vendimin e kësaj të marte, Gjykata e Apelit të Tiranës ka lehtësuar masën e sigurisë për 3 kontrollorët e arrestuar për shpërdorim detyre pasi nxitën bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit.

Armando Fevzga, Muhin Mezini dhe Flora Ndreca akuzohen si organizatorë të protestës që solli edhe bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit për 24 orë. Gjykata vendosi masën ”arrest shtëpi” për kontrollorët Armando Fevzga dhe Muhin Mezini, ndërsa vendosi ”detyrim paraqitje” për Flora Ndrecën.

Mëngjesin e 7 prillit, rreth 60 kontrollorë bojkotuan punën duke shpallur paaftësinë për të punuar për shkaka të stresit që sipas tyre ishte shkaktuar nga stresi si pasojë e rënies së financave në familje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre të liruarit Armando Fevzga, Muhin Mezini dhe Flora Ndreca kanë ndikuar mbi kontrollorët e tjerë për plotësimin e formularëve të paaftësisë në punë. Ata u arrestuan më herët por sot janë lënë të lirë nga Apeli i Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në AlbControl ndaluan punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë duke sjellë një bllokim për rreth 24 orë të Aeroportit të Rinasit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?