FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus “tërhiqe mos e këput” me C.Palace për sulmuesin Mateta

Juventus dhe Crystal Palace vazhdojnë “lojën e nervave” për transferimin e Jean-Philippe Mateta. Sipas asaj që raporton La Stampa, në takimin e fundit mes palëve, drejtuesit bardhezi kanë rritur ofertën në 32–33 milionë euro.

Bëhet fjalë për një shifër totale, e ndarë mes huazimit dhe të drejtës së blerjes, ku nga Juventusi kërkohet një sakrificë e përbashkët, përfshirë edhe agjentët e lojtarit sa i përket komisioneve. Megjithatë, negociatat mbeten të vështira.

Problemi kryesor është që Crystal Palace nuk lëviz nga kërkesa e tij: 35 milionë euro dhe një formulë e qartë transferimi. Klubi londinez insiston për një detyrim automatik blerjeje, pa kushte të buta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Juventus ka tentuar të gjejë kompromis duke propozuar që detyrimi i blerjes të aktivizohet edhe në rast të kualifikimit në një kompeticion europian, jo domosdoshmërish vetëm në Champions League. Pavarësisht kësaj hapjeje, Palace mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bisedimet pritet të vazhdojnë, por distanca mes kërkesës dhe ofertës mbetet ende e konsiderueshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?