Apeloi vendimin e KPK për shkarkimin, KPA lë në fuqi vendimin për gjyqtarin Sami Ujkashi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 28 korrik vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Kukësit, Sami Ujkashi. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Olsi Komicin.

Vendimi u apelua nga gjyqtari, por KPA vendosi lënien në fuqi të shkarkimit të tij.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 46/2023, datë 18.10.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sami Ujkashi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 692, datë 28.07.2023.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 692, datë 28.07.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Sami Ujkashi.

– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall më datë 29.07.2024, në Tiranë.

SHKARKO APP