Aplikacioni ”GjejZâ”, Manastirliu: Që grave të dhunuara t’u jepet zë
“GjejZâ”, aplikacioni i grupit “D3c0ders”, përfaqësuar nga 3 vajza gjimnaziste që u vjen në ndihmë grave dhe vajzave të dhunuara, me të cilin Shqipëria u shpall fituese në konkursin ndërkombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të mbështetet edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndërsa i ka uruar suksese gjimnazisteve, i ka garantuar atyre se do të kenë mbështetjen maksimale jo vetëm për të çuar përpara pasionin e tyre, por që ky aplikacion 360 gradë, t’i shërbejë grave dhe vajzave që përballen me dhunën, për t’ia nisur nga e para.
”E lumtur të takoja Dean dhe Jonadën, dy nga vajzat e “D3c0ders” që ndërtuan aplikacionin “GjejZâ” me të cilin fituan garën e madhe të teknologjisë në Silicon Valley duke dalë të parat në botë. E befasuar nga gjithçka që mbart ky aplikacion që ashtu siç ka emrin, ofron një mundësi që vajzat dhe gratë e dhunuara të gjejnë zërin për një jetë pa dhunë”.
Nga ana tjetër, ministrja vlerësuar edhe këndin amerikan për gjimnazistët e Tiranës, në të cilën ata zhvillojnë talentet e tyre edhe në teknologji falë hapësirës për të sjellë ndryshimin në teknologji e në dobi të shoqërisë.
”Shumë krenare për gjimnazistet tona të talentuara që pasionin për teknologjinë, mbështetur edhe nga American Corner në Tiranë, një hapësirë për vajzat që duan të bëjnë ndryshimin në teknologji, e kanë vënë në dobi të shoqërisë. Do të kenë mbështetjen tonë maksimale jo vetëm për të çuar përpara pasionin e tyre por që ky aplikacion 360 gradë, t’i shërbejë grave dhe vajzave që përballen me dhunën, për t’ia nisur nga e para”.

KOHA JONË SONDAZH

