Aplikacioni SKY/SPAK arreste pa asnjë dallim, kush ka kryer krime në burg!

SPAK në aksion. Aplikacioni SKY zbërtheu një tjetër grup kriminal. SPAK lëshoi 11 urdhër arreste, të cilat u ekzekutuan të hënën në kryeqytet, ku u prangosën zyrtarë të lartë të policisë. Mes të arrestuarve është Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6, Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i policisë së Tiranës, i cili u vu në pranga në afërsi të stadiumit “Air Albania”.

Ndaj tij, rëndon akuza e përkrahjes së autorit të krimit. Sakaq, pas hekurave ra edhe djali i Breçanit.

Mes personave të arrestuar janë Bujar Gërmizi dhe Besmir Mustati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se Germizi, që tashmë ka mbiemrin Ajeti, akuzohet për krijim kushtesh për vrasje, ndërsa është një emër i njohur në botën e krimit në Kukës. Sakaq, i shpalluri në kërkim Ervin Mata akuzohet për trafik droge

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?