Aplikim për bursa studimit në Rusi

Ambasada e Rusisë në Tiranë njofton hapjen e aplikimeve për bursat falas në universitetet kryesore ruse. “Në vitin mësimor 2018-2019 për maturantët dhe studentët shqiptarë ofrohet një gamë e gjerë specializimesh. Opsionet e mundshme janë studimet bachelor, master, doktoraturë, si edhe programe të tjera”,- bënë të ditur ambasada ruse në Tiranë.

Informacionet e detajuara lidhur me procedurën e aplikimit dhe specializimet e disponueshme gjenden në faqen e Ambasadës www.albania.mid.ru rubrika “Arsimi në Rusi”.

Afati i fundit i aplikimit është data 1 mars. Akordimi i bursave për të rinjtë shqiptarë është iniciativa e përvitshme e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Rusisë dhe Agjencisë Federale të Bashkëpunimit Humanitar Ndërkombëtar “Rossotrudniçestvo”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka vite që ky program realizohet nga shteti rus. Deri më sot në Rusi janë arsimuar qindra studentë nga Shqipëria, të cilët janë diplomuar si specialistë të klasës së lartë në fusha të ndryshme: që nga mjekësia, inxhinieria, jurisprudenca dhe diplomacia deri tek filologjia, turizmi, sporti, muzika, koreografia dhe shumëtë tjera. Mos e humbisni këtë shans për të marrë një arsim cilësor të nivelit botëror dhe njëkohësisht për t’u njohur nga afër me Rusinë, vendin e kulturës së madhe dhe traditave të jashtëzakonshme”,- thuhet në deklaratën e Ambasadës Ruse në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?