Aplikimet për bursat në universitete – Shahini: Shtyhen aplikimet, 2.3 mld në dispozicion të studentëve

Studentët përfitues të bursave të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë bërë ende aplikimin për përfitimin e tyre, kanë mundësi të përfitojnë nga një shtyrje e afatit nga bordet e administrimit të universiteteve.

Sipas ministres së Arsimit Besa Shahini, shumica e studentëve nuk arriti të përfitonte për arsye se nuk hapën një llogari bankare. Ajo i bëri thirrje studentëve të aplikojnë  duke përfituar nga fondi prej 2.3 mld lekësh të vënë në dispozicion për disbursimin e tyre.

Por ky arsyetim  është hedhur poshtë nga nënkryetarja e komisionit  Parlamentar të edukimit dhe mjeteve të informimit publik, Milva Ekonomi, ku ministrja ishte thirrur për të raportuar mbi “paktin për Universitetin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shahini u ndal edhe në maturën shtetërore duke thënë se risi për këtë vit është kontrolli i testit në mënyrë dixhitale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa për  pajisjen e studentëve me kartën e studentit, një premtim  i bërë prej vitesh Shahini u shpreh për një afat përfundimtar i cili është shtatori i viti 2019.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?