Aplikimet për karta identiteti, radhë edhe për shkaqe ekonomike

Zyra e gjendjes civile në Elbasan po përballet me një fluks të shtuar dhe radhë të gjata për të bërë aplikimin për karta identiteti dhe pasaporta biometrike. Edhe pse institucioni i gjendjes civile po punon me 9 sportele, sërish ka radhë të gjata për të bërë aplikimin. Qytetarët që presin në radhë e pranojnë që e kanë lënë për në fund aplikimin, por kjo për shkak edhe të gjendjes ekonomike. Ndikim në shtrimin e fluksit ka edhe ardhja e emigrantëve për festat e fundvitit, të cilët e shfrytëzojnë këtë kohë për të bërë edhe aplikimet. Në Bashkinë e Elbasanit funksionojnë paralelisht edhe dy qendra aplikimi për kartat e identitetit, përkatësisht në njësinë administrative Shushicë dhe Bradashesh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?