Aplikimi për KQZ-në e re, ja kush janë dy kandidaturat e para në Kuvend

Kuvendi do të çelë sot punimet pasditen e sotme me një seancë solemne për të vijuar normalisht me 17 shtator ku pritet të ngrihet edhe Komisioni i Posaçëm Parlamentar për KQZ.

Ndërkohë pranë Kuvendit kanë mbërritur aplikimet e para për vendet vakante për KQZ-në e re që pritet të formohet pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Burimet për Ora News bëjnë me dije se Naim Mëcalla,  profesor i asociuar, doktor i shkencave juridike ka aplikuar për të gjitha vendet vakante në KQZ.

Kandidatura e dytë është ajo e Redinela Beqiraj, për vendin vakant në komisionin e ankesave dhe sanksioneve.

Data e fundit e aplikimeve është 17 shtatori.

Ndërkohë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u ka dërguar një letër të gjithë grupeve parlamentare për ngritjen e Komisionit për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ.

Afati i fundit për propozim për anëtar është në datën 9 shtator, thuhet në letër.

Të dielën Presidentit i Republikës, Ilir Meta dekretoi 25 prillin 2021 si datën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

SHKARKO APP