Aplikohet në Spitalin Traumës Procedura, Whipple, teknologji e fundit për trajtimet e kancerit e kokës së pankreasit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se në spitalin Universitar të Traumës është diagnostikuar dhe trajtuar kanceri i kokës së pankreasit me procedurën Whipple. Ministrja thotë se diagnostikimi dhe ndërhyrja kirurgjikale është kryer në kohë dhe me standardet më të larta.

“Stafi i kualifikuar dhe i përkushtuar; infrastrukturë e avancuar dhe e mirëorganizuar; teknologji e fundit për diagnostikim dhe imazheri. Mirënjohje stafit mjekësor që realizoi këtë ndërhyrje të suksesshme: kirurgët: Dr. Dritan Çela, Dr. Valmira Abilaliaj, Dr. Dorina Shtjefni, Dr. Ardian Kurti. Reanimatori: Dr. Dritan Muzhadhe Infermierët: Anxhela Lamce, Arta Prendi, Mirela Heti, Flutura Balla”, u shpreh ministrja në një postim në rrjetet sociale.

Kjo nuk është ndërhyrja e parë e suksesshme që kryhet në spitalet publike në vend.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha pak ditë më parë se një procedurë e re moderne për problemet kardiovaskulare është përdorur për herë të parë në spitalin e Shkodrës, duke shënjuar një histori suksesi. Kjo teknikë shmang bypass-in e zemrës, duke ofruar zgjidhje efikase dhe më pak invazive për pacientët. /j.p/

SHKARKO APP