Apo fundoset pjesa juglindore e SHBA?
SHBA-ja juglindore është duke u goditur nga një seri tërmetesh të çuditshme dhe të pashpjegueshme.
Hulumtuesit janë habitur, pasi besojnë se këto zona duhet të jenë relativisht të qeta në aspektin e veprimtarisë sizmike.
Tani, ata besojnë se dridhjet janë duke u shkaktuar nga thyerja e një pjese të mbështjellësit të Tokës dhe fundosja e saj në planet, transmeton Gazeta Express.
Një studim i ri gjeti se pjesët e mbështjellësit të Tokës nën këtë rajon janë thyer dhe zhytur poshtë në Tokë.Kjo ka bërë që pjesa e mbetur të dobësohet, duke e bërë atë më të prirë për të rrëshqitur dhe për të shkaktuar tërmete.Autorët e studimit kanë rënë në përfundim se ky proces është duke vazhduar dhe ka shumë gjasa që të prodhojë shumë tërmete në të ardhmen.
KOHA JONË SONDAZH

