Apokalips në Florida? Pamjet e stuhisë mbi stadium, ikin tifozët

Një stuhi e papritur erdhi mbi stadiumin “Champion” në Florida, teksa po luhej një ndeshje bejzbolli në mes të Atlanta Braves dhe Houston Astros.

Fotografitë mahnitëse shfaqin momentin kur stuhia pothuajse apokaliptike kishte mbërritur mbi stadium, e cila ngjasonte me anijen aliene nga filmi “Indenpendence Day”.

Braves dhe Astros ishin 1-1, kur disa re u shfaqën mbi stadium, duke formuar një pamje të çuditshme.

Loja u anulua pasi stuhia mbërriti mbi stadium, dhe të gjithë u larguan nga stadiumi.

SHKARKO APP