APP letër operatorëve ekonomikë: Çfarë duhet të keni parasysh për ankesat ndaj procedurave të prokurimit

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) u kërkon operatorëve ekonomikë që kanë ankesa për procedurat tenderuese, që t’i adresojnë ato në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) dhe jo në agjenci.

Në një njoftim publik, APP evidenton se paraqiten vazhdimisht ankesa në adresë të APP-së në një kohë kur ato duhet të adresohen në KPP.

Në Agjencinë e Prokurimit Publik paraqiten në mënyrë të vazhdueshme ankesa, të cilat operatorët ekonomikë i drejtojnë Komisionit të Prokurimit Publik, në lidhje me procedurat e prokurimit, të cilat janë në proces nga autoritetet kontraktore, sa i takon kritereve të kualifikimit të dokumentave të tenderit apo procesit të vlerësimit të ofertave nga komisioni i vlerësimit të ofertave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nisur nga ky fakt, sqarojmë si më poshtë vijon:

Swiss Digital Mobile Reklama

Me marrjen e ankesave që operatorët ekonomikë i dërgojnë në adresën e APP, duke qenë se janë jashtë fushës së kompetencave të saj, në zbatim të nenit të 24/1 të Kodit të Procedurave Administrative në të cilën parashikohet se: “Kur një organ publik merr një kërkesë, për një çështje që e vlerëson jashtë kompetencës të vet, ia përcjell kërkesën menjëherë, dhe në çdo rast jo më vonë se dy ditë nga marrja e saj, organit publik kompetent dhe njofton kërkuesin për këtë”, i përcillen institucionit të cilit i janë drejtuar, KPP. 

Duke qenë se, kohët e fundit po administrohen një numër i konsiderueshëm i shkresave të tilla, tërheqim vëmendjen e operatorëve ekonomikë se, ankesat e tyre duhet të depozitohen në adresën e institucionit të KPP dhe jo të APP, me qëllim ushtrimin e të drejtës së tyre për ankim brenda afateve kohore të parashikuara nga legjislacioni i prokurimit publik” shkruhet në njoftimin e APP-së drejtuar operatorëve ekonomikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?