APP përjashton 13 kompani nga gara në tenderët publik

Agjencia e Prokurimit Publik njoftoi në buletinin e dy ditëve më parë se, janë përjashtuar nga e drejta për të marrë pjesë në garat e prokurimeve të fondeve publike 13 subjekte të biznesit.  Shkak për këto vendime janë bërë dokumentet te rreme që bizneset kanë paraqitur për të marrë pjesë në garë dhe të tjerë janë përjashtuar për mosplotësim të detyrimeve kontraktore.

-Ja bizneset e përjashtuara nga tenderët e qeverisë:

1-Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti “A.K.F Petrolium, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, , me seli në Tiranë, përjashtohet -1 (një) vit (duke filluar prej datës 19.06.2015 – 19.06.2016).

2-Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti ERDIS, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me seli në Tiranë, përjashtohet -1 (një) vit (duke filluar prej datës 05.05.2015 – 05.05.2016) .

3-Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti O F F i C E CENTER, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me seli në Tiranë, përjashtohet 3 (tre) vjet (duke filluar prej datës 05.03.2015-04.03.2018).

4-Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti ADEL print, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me seli në Tiranë, përjashtohet -3 (tre) vjet (duke filluar prej datës 10.09.2012-10.09.2015).

5-Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti NEË OFFICE ALBANIA, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me seli në Tiranë, përjashtohet -3 (tre) vjet (duke filluar prej datës 23.08.2013-23.08.2016).

6-Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti Edonil Konstruksion, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me seli në Kashar, Tiranë, përjashtohet -3 (tre) vjet (duke filluar prej datës 20.09.2013-20.09.2016).

7-Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti PROJEKSION-2, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me seli në Pogradec, përjashtohet – 3 (tre) vjet (duke filluar prej datës 03.10.2013-03.10.2016).

8-Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti EURONDERTIM M.K., Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me seli në Tiranë, përjashtohet -3 (tre) vjet (duke filluar prej datës 14.10.2013-14.10.2016).

9-Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti PELIKANI SECURITY, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me seli në Kashar, Tiranë, përjashtohet -1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj (duke filluar prej datës 16.04.2014 – 16.10.2015).

10-Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti ‘ÇEPELE’, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me seli në Roskovec, Fier, përjashtohet -3 (tre) vjet (duke filluar prej datës 12.09.2014 – 12.09.2017).

11-Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti iLAR, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me seli në Tiranë, përjashtohet – 2 (dy) vjet (duke filluar prej datës 21.10.2014 – 21.10.2016).

12-Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti MIQESIA SH.P.K, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me seli në Tiranë, përjashtohet –2 (dy) vjet (duke filluar prej datës 29.12.2014-29.12.2016).

13-Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti LANDI KONSTRUKSION, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me seli në Shkodër, përjashtohet –2 (dy) vjet (duke filluar prej datës 27.10.2014- 27.10.2016)./Monitor

SHKARKO APP