Arabia Saudite bën thirrje për ulje të tensioneve pas sulmeve amerikane ndaj Iranit
Arabia Saudite shprehu sot shqetësimin e saj të thellë dhe bëri thirrje për ulje të tensioneve pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit.
Monarkia e pasur me naftë theksoi nevojën për përpjekje globale për të zbutur krizën aktuale.
“Ne i bëjmë thirrje unionit ndërkombëtar të dyfishojë përpjekjet në këto rrethana shumë të ndjeshme – për të arritur një zgjidhje politike që çon në përfundimin e krizës dhe hapjen e një faqeje të re – për të arritur siguri dhe stabilitet në rajon”, tha Ministria e Jashtme Saudite në një deklaratë.
Arabia Saudite mban lidhje të ngushta me administratën e presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili vizitoi Riadin muajin e kaluar.
Në vitin 2023, Arabia Saudite dhe rivali i saj rajonal, Irani, ranë dakord për rivendosjen e lidhjeve të tyre pas një pauze 7-vjeçare.
ATSH
KOHA JONË SONDAZH

