Arban Domi: Ulja e pacientëve me Covid, rezultat i imunitetit të tufës!!

Drejtori i zhvillimit të vaksinave në GEOVAX në SHBA, Arban Domi në një intervistë për “ABC” theksoi ulja e numrave të shtrimeve në spitalet Covid në Shqipëri nuk ka ardhur si pasojë e vaksinimit masiv, por si rezultat i imunitetit të tufës. Ai gjithashtu komentoi edhe vendosjen e karantinës 2-javore për emigrantët nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

Ndërsa e konsideron një vendim pa bazë shkencore, Domi thotë se është e palogjikshme që personat e kanë kaluar Covid apo që e kanë marrë vaksinën të vendosen në karantinë.

“Greqia dhe Maqedonia kanë numra më të lartë ditor se Shqipëria, por ndërkohë Kosova , Mali i Zi Serbia i kanë numrat shumë më të lartë se Greqia. Është absurditet të bësh karantinë kur aeroporti është i hapur dhe lëvizjet e tjera janë të hapura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot flitet shumë për vaksinimin në Shqipëri dhe në këtë vendim nuk u tha që kush ka bërë vaksinën nuk ka përse të vaksinohet po ashtu edhe një person që e ka kaluar Covid nuk ka përse të futet në karantinë. Ky vendim nuk ka asnjë bazë shkencore dhe për mendimin tim nuk ka lidhje fare me shëndetin”, tha Arban Domi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?