Arben Ahmetaj: Ekonomia në progres, po shtohet edhe punësimi

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka mbledhur Këshillin Kombëtar të Punës, ndërsa ka deklaruar se punësimi në Shqipëri ka pësuar rritje të kënaqshme falë reformave të ndërmarra.

Ne fjalën e tij, Ahmetaj theksoi se sfida më e madhe është fakti i kualifikimeve profesionale, një realitet i cili i mungon tregut shqiptar. Ai pohoi se ministria dhe qeveria do të krijojnë dhe mbështesin kurse falas për kualifikimet profesionale.  Për ministrin, reformat ndërmarra do të krijojnë impakt në  rritjen e ekonomisë , pro edhe të punësimit paralelisht.

“Papunësia ka zbritur në nivelin më të ulët në dhjetë vitet e fundit në Shqipëri. Do të ndihmojmë dhe implementojmë kurse profesionale falas. Parashikimet e fundit e çojnë vendit në nivelit në rritje 4-4,5 për qind  të prodhimit të brendshëm bruto.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rritja ekonomike është shoqëruar me rritje të konsolidueshme të rritjes së punësimit. Arsyeja që unë përmend shifrën e punësimit mbi 230 mijë, ndërsa ata që janë regjistruar në zyrën punës kanë  shanse për të fituar një vend pune, kjo falë reformave , por sfidë mbetet krijimi i aftësisë profesionale”, tha mes tjerash ministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?