Arben Ahmetajt i digjet mandati, Rama: Besojeni ose jo, nuk e dija

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Arben Ahmetaj i është hequr mandati për shkak se ka kaluar 6 muaj pa shkuar në Kuvend.

Po ashtu s’ka informacion nëse do jetë Dallëndryshe Bici apo Plarent Ndrecaj ai që do e zëvendësojë, kryeministri Rama është krejtësisht i painformuar për këtë zhvillim. Rama tha se kush do marrë mandatin e Ahmetaj, nuk ka dijeni.

“Besojeni ose jo, ne i kemi të ndarë punët, natyrisht që unë informohem, patjetër që më informojnë drejtuesit politik, por punët i kemi të ndara, tani po e dëgjoj këtë, se dija që ky afat ishte, nuk u ngrit në diskutimin me mbledhje”, tha ai.

SHKARKO APP