”Arben Lleshi dil”! Sokol Mjacaj u izolua, dorëzoi ar*mën pas negociatave me drejtorin e burgut
Vrasja në burgun e Peqinit këtë të premte është ngjarja më e rëndë e ndodhur vitet e fundit në institucionet e vuajtjes së dënimit. Sokol Mjacaj është afruar te qelia ku rrinin të dy bashkë Lleshi dhe Shaqja dhe i ka thirrur në emër Lleshit. ”Arben Lleshi dil”, ka thënë ai dhe ka qëlluar 3 herë me pistoletë, ndërsa 2 plumba kapën Lleshin dhe 1 në këmbë Shaqjan, i cili mendohet të jetë plagosur rastësisht.
Më pas Mjacaj është izoluar në një ambient brenda burgut dhe ka kërcënuar se do vriste njerëz nëse nuk garantohet jeta e tij. Pas negociatave, me drejtorin e burgut të Peqinit për t’u vetëdorëzuarka hedhur armën dhe është vetëdorëzuar.
Më pas ka hedhur pistoletën me mulli që kishte në dorë. Pasi ka larguar armën kanë hyrë policia e burgjeve, që kanë bërë arrestimin e tij. Sipas ligjit, brenda në burg nuk mund të ndërhyjë RENEA, por strukturat e specializuara në IEVP.