Arben Meçe: Turp që ju manipulon Lulzim Basha
Ish-kreu i ARRSH debaton ashpër me studenten që banon në ”Unazën e Re”, pati një debat të ashpër dje në studion e gazetarit Roland Qafoku në emisionin ”Debati në Channel One” lidhur me protestën e Astirit.
Replikat u zhvilluan mes ish-drejtorit të ARRSH Arben Meçe dhe një banore të zonës së Unazës së re, një student e juridikut Zhaneta Haxhiu. Meçe deklaroi se problemi numër 1 i kësaj situate është nxitja që u bëhet banroëve për agresivitet nga PD dhe Basha, ndërkohë që ata duhet të merren për ta zgjidhur ligjërisht.
”Nëse atë protestë do ishin 80 për qind e popullatës siç thoni ju që e mbështesin këtë propetsë atëherë ën shesh duhet të ishin 20 mijë apo 30 mijë veta. Ju nuk ishit as 1 mijë veta. Dhe ato më mbështetjen politike. Me llogari vetëm ju duhet të jeni 2 mijë veta. Ju atje jeni shumë pak”. Por banorja e kundërshtoi fort Meçen duke thënë se protesta nuk ëhstë e nxitur as politikisht e as nga faktorë të tjerë përveç faktit që na dhemb prishja e shtëpive dhe ne nuk do ta lejojmë këtë. “Këto që thatu ju janë shpifje dhe janë inskenime”, tha Haxhiu.
Meçe e sqaroi banoren duke treguar se ishte ai që kishte inicuar komisionin parlamentar hetinmor ndaj Edi Ramës kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiraëns, ishte ai që prishi ndërtimin e mbikalimit të Zogut të Zi. Studentja madje shkoi më tej kur tha se nëse në këtë histori do ndonjë ndonjë ngjarje ju them se është skenar i parashikuar.
KOHA JONË SONDAZH

