Arben Ristani – Taulant Ballës: Fshatar i rritur keq…

Debate të nxehta ka pasur mbrëmjen e sotme mes dy deputetëve të Parlamentit tonë. Të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan për të folur mbi masakrën e ditës së djeshme në Elbasan, ku të vdekur mbetën 3 persona dhe 8 të tjerë të plagosur rëndë, deputeti i Partisë Socialiste duket se e ka nxehur së tepërmi kolegun e tij të Partisë Demokratike, Arben Ristanin. E kjo si pasojë e një ofendimi nga ana e Ballës, i cili në replikë e sipër me Ristanin, i është drejtuar këtij të fundit, duke i thënë, “nuk di gjë ti, mos eja i dehur në emision, se pasi pi raki nuk di ç’flet”. Pas kësaj fjalie, debati mes dy deputetëve është nxehur dhe Ristani i është kthyer Ballës duke i thënë, “fshatar që zbrite në qytet, por prapë dukesh që je rritur keq”.

Mbrëmja e sotme në “Opinion” trajtoi një nga temat më të diskutuara orët e fundit nga shqiptarët, atë të masakrës së ndodhur në qytetin e Elbasanit ditën e djeshme, si dhe atë të Durrësit pak javë më parë, ku pas rrëmbimit nga persona ende të pa identifikuar u gjet i vdekur shtetasi, Gazmend Çollaku.

SHKARKO APP