Arben Ristanit i vjedhin banesën tek Gjiri i Lalëzit

 

Banesa e Arben Ristanit tek Gjiri i Lalëzit është grabitur. Policia e Shijakut informoi mëngjesin e 28 korrikut se ngjarja ka ndodhur gjatë natës që lamë pas.

“Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak,po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasu gjatë natës në Gjirin e Lalëzit është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit A.R” infomon policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor,i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP