Arben Rrugia: Çiftet që s’kanë fëmijë? Mjekët më të mirë evropianë në kongresin e parë në Shqipëri

Arben Rrugia, mjek gjinekolok, President i ASHRAA (Albanian Society Human Reproduction and Andrology) ka marrë iniciativën e zhvillimit në Shqipëri në datat 9-10 tetor në Durrës të kongresit të parë të problemeve të fertilitetit në Shqipëri. I trajtuar në raste sporadike, por jo në përgjithësi në vend, duket se problemi tashmë do të kombëtarizohet, falë edhe eksperiencës dhe ekspertizës që pritet të japin në këtë kongres emrat më të njohur të fushës së mjeksisë evropiane dhe botërore. Në fakt, duket se Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë një strategji të tillë dhe ky është hapi i parë për të sjellë inovacion për të gjitha çiftet që janë në moshë të madhe, e nuk bëjnë fëmijë, por që kërkojnë të kenë një të tillë.

Çfarë është kongresi që po zhvillohet?

Ideja është të merremi me problemet e çiftit. Duke qenë se ka rritje shumë të madhe te moshës, apo të ushqimit, apo radioaktiviteti kanë rritur problemet e infertilitetit. Vetë organizatat botërore të Shëndetësisë e konsideron si një sëmundje për vetë faktin se prek 20 përqind të çifteve. KOngresi ka si qëllim që të krijojë udhëzime konkrete, një strategji kombëtare të trajtimit të infertilitetit dhe të përfitojë eksperiencën e personaliteteve të njohur evropianë dhe botërore që janë pjesmarrës në këtë kongres.

A e kemi të qartë se sa është përqindja e infertilitetit në botë dhe në Shqipëri?

Në Shqipëri, sipas studimeve të professor Orion Glozhenit, kjo përqindje arrin në 14 përqind. Por që ka tendencë rritjeje nga viti në vit. Ndërsa në botë shkon nga 15-20 përqind në varësi të zonave gjeografike. Gjithashtu shoqata Shqiptare e Riprodhimit Human dhe Andrologji do ti krijojë mundësinë mjekëve shqiptarë në bashkëpunim me shoqatat simotra për të realizuar specializime, afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për të rritur kualifikimin e mjekëve shqiptarë. Ka edhe si qëllim sensibilizimin e qeverisë në mënyrë që të krijojë mundësinë edhe atyre njerëzve që s’kanë mundësi financiare për të buxhetuar këtë lloj sektori. Sepse në vendet ballkanike dhe evropiane kjo lloj “sëmundje” ka mbështetje nga shteti. Kjo ndodh edhe në Kosovë për ti krijuar mundësi atyre që nuk kanë mundësi financiare që të kenë fëmijë.

Cilët janë të ftuarit e këtij kongresi të parë?

Janë profesorë e doktorë nga Spitalet e Universitetet më të njohura evropiane. Të ftuarit vijnë nga Italia, Franca, Anglia, Turqia, Bullgaria, Greqia, Kroacia etj. Një listë më të detajuar po jua them më poshtë edhe me detyrat specifike që ata kanë.

Si është e mundur që organizata juaj e bën një kongres të tillë pa ndihmën e qeverisë?

Fillimisht ishte e vështirë. Por mendoj se me vullnet, dhe me dëshirën për të sjellë zërin më të fundit të shkencës në këtë drejtim, ashtu sikurse edhe me ndarjen e përvojës me kolegë nga e gjithë bota arrihet. Padyshim, hapi i parë është i vështirë. Por besoj se pas këtij kongresi të parë, do të ketë më shumë organizim dhe më shumë mbështetje për një problem që nuk është pak i njohur në Shqipëri, por është i patrajtuar deri më tani.

Të ftuarit e Kongresit të Parë

Prof. Rene Frydman – Director of Medicine of Reproduction Foch Hospital,Paris,France

Prof. Giuseppe Tritto – President ËABT, Paris, France

Prof. Luigi Frigerio – President of Italian Society of Gynaecological Surgery,Bergamo,Italy

Prof. Gedis Grudzinskas – Editor in Chief Reproductive Biomedicine Online,Consultant Professor London Bridge Hospital, Princess Grace Hospital, La Maison Medicale, London, UK

Prof. Giovanni Vanni Frajese – Rome University Foro Italico,Italy

Prof. Giulio Tarro – President Bonelli Foundation Naples,Italy

Prof. Moncef Ben Khalifa – University Hospital&School of Medicine Jules Verne,Amiens,France

Dr. Ruggiero Pulcinella – Director Obstetric&Gynaecology San Donato Hospital Arezzo,It

Prof.James Goldberg – International Relationship Dean Counelor Fakulty of Medicine Paris Descartes, France, Board Member American Academy of Health, USA

Dr. Alessandro Zucchi – Chief of Andrology of University of Perugia,Italy

Prof. Ates Kadioglu – President of Turkish Society of Urology,Istanbul,Turkey

Prof. Ivan Dechev – Chief of Department of Urology Plovdiv University,Bg

Prof. Orion Gliozheni – Head of Obstetrics & Gynecology Department,Tirana,Alb

Dr. Arben Rrugia –  President of Albanian Society of Human Reproduction and Andrology, Tirana, Alb.Director of Neë Life Clinic in Tirana and Durrës, Alb

Prof. Hakan Satiroglu – American Hospital,Tirana,Alb

Dr. Dergut Aliu – Director of Lindja Hospital, Prishtina, Kosovo, PGD and PGS, Methods and Indications

Prof. Antonis Makrigiannakis – Director of Reproductive Medicine of University of Crete, Greece

Prof. Claudio Giorlandino – General Secretary of Italian Prenatal Diagnosis Society. Clinic “Artemissia”, Rome – Italy

Dr. Francesco Fusi – Director of Reproductive Medicine of Bergamo Hospital,Italy

Dr. Laura Rienzi – Director Laboratory of Embriology,Andrology GENERA Center Roma, Italy

Dr. Domenico Baldini – Director of Clinic MOMO Fertilife,Bisceglie,Italy

Dr. Govanni Vizziello – Clinic MOMO Fertilife,Bisceglie,Italy

Cl. Emb.Tugce Isitan – IVF Center. American Hospital,Tirana,Albania

Dr.Afrim Muhaxhiri – IVF Clinic “FATI IM” Gjakova, Kosovo

Dr.Marinos Tsirigotis – FRCOG Scientific Director HHT & Akeso Ivf Unit, Greece

Dr. Christos Maroudis – MD Greece

SHKARKO APP