Arbër Çekaj këmbëngul të mos ekstradohet në Shqipëri, ankimon vendimin

Pronari i kontenierit të bananeve  ku u gjetën 613 kilogramë kokaine, Arbër Çekaj, ka ankimuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë të Dusseldorfit për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Burime për RTV Ora bëjnë me dije se avokatët e pronarit të  “Arbi Garden” e kanë dërguar në Apel vendimin e ekstradimit, ndërkohe nuk është shqyrtuar akoma kërkesa për azil.

Po ashtu, Çekaj ka kërkuar azil politik në Gjermani, kërkesë e cila është në shqyrtim e sipër. Vendimi për ekstradimin është dhënë nga drejtësia gjermane rreth 23 ditë më parë nga gjykata penale e Dusseldorfit. Edhe në këtë seancë, Arbër Çekaj ka kërkuar të mos ekstradohet me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Shqipëri, Arbër Çekaj akuzohet nga Prokuroria për Krime të Rënda për trafik të lëndëve narkotike. Në pranga është menaxheri Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, shoferi i kamionit që transportoi kontenierët me banane dhe kokainë drejt magazinave të “Arbri Garden” në Maminas ku u zhvillua dhe operacioni i arrestimeve nga policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?