Arbër Hajdari: Falë 500 donatorëve, ngritëm qendrën e shpresës për njerëzit në nevojë

Qendra e Solidaritetit nga “Fundjavë Ndryshe”, u inagurua mbrëmjen e djeshme. Kreu i Qendrës së Solidariteti “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari, me krenari prezantoi qendrën shëndetësore, bibliotekën, si dhe restorantin i cili do jete organizuar në formën biznesit social i pari i këtij lloji në vendin tonë, që jo vetëm do shpërndaje 200 vakte ushqimore për njerëzit në nevojë por dhe do të shesë produkte që prodhohen nga njerëzit në nevojë.

”Në këto dy vite e gjysmë, kemi realizuar që krahas sallës operative, magazinave të shpresës, kemi ndërtuar qendrën shëndetësore e cila përmban dhomat e vizitave mjekësore, dhomat e terapive, farmaci, klinikë dentare, të cilat ofrojnë shërbime falas. Ndërtuam bibliotekën, me kapacitet 75.000 tituj librash. Ndërtuam qendrën e mësimit të gjuhëve të huaja, ku aktualisht marrin mesime falas 325 fëmijë nga zonat përreth. U ndërtua salla e konferencave dhe e takimeve me gjithë infrastrukturën e nevojshme, e cila eshte ne dispozicion falas për çdo aktivitet; te grupimeve, shoqatave apo individëve të spikatur për takime, prezantime librash, workshope etj.

Bëmë të mundur ndërtimin e studios së ndihmës ligjore, për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet financiare. Në qendrën “Fundjavë Ndryshe”, e cila shtrihet në nje siperfaqe prej 43.000 m2, është pjese e fazës se parë dhe ndërtimi i shkollës profesionale, e cila gjithashtu do të shërbejë falas, për të mësuar arsimin profesional të gjithë ata individë që vijnë nga shtresat në nevojë. Pjesë e projekteve tona të ardhshme është dhe ndërtimi i një jetimore, dhe shtëpi për të moshuarit. Të gjithë sherbimet do të jenë falas në “Qendrën e Solidaritetit”.

Projekti i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, gjeti mbështetjen për t’u financuar falë kontributit të shumë bizneseve në Shqipëri dhe 500 donatorëve, të cilëve, në shenjë mirënjohje i është ndërtuar një memorial në qendrën e “Fundjavë Ndryshe”. Ne jemi këtu, se të gjithë bashkë ne mbajmë fjalën e dhënë. Jemi këtu, se zemra juaj, e shqiptarit, ia kalon madhësisë se detit. Jemi këtu se shumica juaj, keni dhënë me dorën e djathtë pa e parë dora e majtë. Jemi këtu, se ju kurrë nuk u lodhët”.

SHKARKO APP