Arbër Hajdari jep lajmin e mirë, mblidhen nga 20 mijë euro për dy fëmijët me probleme shëndetësore në Shkup e Ferizaj

Themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, ka njoftuar sot lajmin e mirë për sigurimin e fondeve të nevojshme për kurimin e dy fëmijëve nga Shkupi dhe Ferizaj.

Ai ishte fillimisht në Shkup ku njoftoi se janë mbledhur 20 mijë eurot e nevojshme për ti ardhur në ndihmë Trojanit, i cili ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Në Shkup, për ti dorëzuar shumën 20.000 Euro babait të Trojanit. Lotët e babait për të birin i cili ndodhet në spital në gjëndje jo të mirë shëndetësore, prekën zemrat e shqiptarëve!

Swiss Digital Desktop Reklama

I urojmë vogëlushit nga Gjakova, të shkuara dhe inshallah bëhet mirë”, thotë Hajdari

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa më pas ai ka udhëtuar për në Ferizaj. “Kam ardhur në Ferizaj për tu takuar me nënën e vogëlushes së sëmurë Aleas dhe për ti dhënë një lajm të mirë. Në më pak se 24 orë, falë kontributin tuaj, është realizuar shuma 20.000 Euro për Alean. Vajza do të trajtohet në Turqi dhe do të kalojë atje një kohë të gjatë. Të shkuara vogëlushe”, shkruan Arbër Hajdari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?