Arbër Hajdari njofton nisjen e emisionit “Historia e Fundjavës”

Drejtuesi i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar nisjen e emisionit të ri “Historia e Fundjavës”.

Emisioni i veçantë për nga tematika dhe formati, pritet të transmetohet në ekranin e Tv Klan dhe Klan +, duke filluar nga muaji shtator.

Siç bën me dije drejtuesi i fondacionit të mirënjohur, programi “Historia e Fundjavës” është një bashkëpunim me Mirela Milorin, një nga personazhet më të pëlqyera nga publiku shqiptar.

Për të gjithë ata që mezi po e presin startimin e këtij emisioni, ju bëjmë me dije se mund ta ndiqni në këto fasha orare: gjatë javës në 12:30 dhe të dielën në orën 20:00.

Postimi i plotë i Arbër Hajdarit:

“Në Shtator do jemi bashkë në emisionin e ri “Historia e Fundjavës”.

Një bashkëpunim me Mirela Milorin, në Tv Klan dhe Klan +. Gjatë javës në 12:30 dhe të dielën në orën 20:00.

“Bamirësia nuk të varfëron”

Fundjavë Ndryshe”.

SHKARKO APP