Arbjan Mazniku: Do të ristrukturojmë mënyrën se si organizohet stafi i bashkisë

Këshilli i Ministrave në një status në Facebook ka dhënë një lajm mirë ku thotë se në Mbledhjen e Qeverisë ku përfunduam një hap të rëndësishëm në mbështetje të Pushtetit Vendor duke zgjidhur kështu një nga problemet më të rëndësishme të bashkive, mungesën e burimeve njerëzore.

Postimi i plotë: 

U krye 😊
Një lajm shumë i mirë sot në Mbledhjen e Qeverisë ku përfunduam një hap të rëndësishëm në mbështetje të Pushtetit Vendor duke zgjidhur kështu një nga problemet më të rëndësishme të bashkive, mungesën e burimeve njerëzore.
Do të ristrukturojmë mënyrën se si organizohet stafi i bashkisë për të patur detyra të qarta dhe të matshme, unifikuam nivelet minimale dhe maksimale të pagave për të gjithë punonjësit në të gjitha bashkitë dhe padyshim rritëm pagat në mënyrë domethënëse për pushtetin vendor duke nisur nga data 1 shtator.
Profesionistët do të paguhen njësoj pa asnjë dallim nëse punojnë në një bashki të vogël apo në një bashki të madhe dhe qytetarët do të marrin një shërbim shumë më profesional dhe cilësor
#Shqipëria2030
#PuahtetiVendor
#RrisimPagat
#Ristrukturim

SHKARKO APP