Ardi Veliu kërkon të dijë nëse policët lahen me kanaçe apo në dush
Një formular i ri i është dërguar policëve për t’u plotësuar.
Dokumenti në fjalë është dërguar në redaksinë e Boldnews.
Në njërën nga pikat e formularit policëve u kërkohet që të raportojnë nëse kanë në banesë lavatriçe, frigorifer, dush, bolier etj.
Gjithashtu në dokument përveç gjeneraliteteve, policëve u kërkohen të dhëna për numrin e pjesëtarëve të familjes apo të ardhurat familjare.
Dërguesi i dokumentit e ka quajtur këtë një absurditet.
Kujtojmë këtu se ky formular vjen vetëm pak muaj përpara se të nisë vettingu në polici.
KOHA JONË SONDAZH

