Ardi Veliu lëvdon polumbarët, Rama: Vendosini një parmak se ka rrezik

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër polumbarët e Forcave Speciale RENEA, teksa ushtroheshin në pishinën e ndërtuar në godinën e tyre të re. Një prej efektivëve i tregon kryeministrit mënyrën se si punojnë pulumbarët, duke u mbështetur nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Veliu është shprehur para Ramës, se polumbarët janë heronj, ndërsa efektivi tjetër i reshtoi operacionet e fundit të kryera nga ta.

Pjesë nga biseda:

Efektivi: Mbulojmë gjithë Shqipërinë, sa herë kemi raste
Ardi Veliu: Këta janë heronj
Efektivi: Javën që shkoi ishte një i mbytur në kanalin e Çukës, temperaturat shumë të ulëta, rrjedha e ujit shumë e madhe, këta arritën dhe maksimumi një orë e gjetën. Ishte dita e dytë se gjetën edhe atë gruan që e vranë në Mallakastër. Nga Mallakastra vajtën në Sarandë.
Edi Rama: Ja përshembull një parmak këtu se është e rrezikshme

Shikoni minutën e 15

SHKARKO APP