Ardi Veliu: Policia ka marrë kontrollin e Aeroportit të Rinasit

Pas grabitjes së djeshme, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se shefi i komisariatit të Rinasit, nga sot merr në kontroll përgjegjësinë e drejtimit dhe menaxhimit të sigurisë brenda aeroportit, që deri më tani e ka pasur kompania private e sigurisë.

Për të dhënë këtë njoftim, ka dalë para mediave drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, zëvendës ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli dhe zëvendës ministri i Ministrisë së Brendshme, Besfort Lamallari.

“Nuk kemi gjetur bashkëpunimin e duhur nga kompania që është përgjegjëse për sigurinë e aeroportit ‘Nënë Tereza’. Nisur nga kjo, por edhe me urdhër të kryeministrit, shefi i komisariatit të policisë Rinas merr edhe përgjegjësinë e drejtimit, menaxhimit, kontrollit e bashkëpunimit me kompaninë e sigurisë në aeroport për kthimin e sigurisë në aeroport. Do të kërkojmë çdo ditë rritjen e parametrave të sigurisë. Për ta kthyer aeroportin Nënë Tereza në një aeroport të sigurtë e model. Ne do të bashkëpunojmë edhe me Forcat e Armatosura në perimetrin e jashtëm”, deklaroi Veliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?