Ardian Fullani në Prokurori: Jam i pafajshëm

E ndërsa seanca e ditës së hënë nga avokati mbrojtës Maks Haxhia u konsiderua thjesht proceduriale, sot Fullani ka dhënë deklaratat e tij në lidhje me vjedhjen e 723 milion lekëve nga Thesari i Bankës.

Për 2 orë me radhë, ish-Guvernatori u mor në pyetje nga grupi hetimor që kryesohet nga Prokurori Ramadan Troci pas ngritjes së akuzave ndaj tij se Fullani ka shpërdoruar detyrën të paktën në 5 pika, duke krijuar kushte që të cenohet siguria e parave të Bankës së Shqipërisë.

Në daljen e tij nga Prokuroria, Ardian Fullani ka thyer heshtje e tij mediatike, duke zgjedhur të flasë shkurt për gazetarët:

“U pyetëm për ngjarjen në Bankën e Shqipërisë dhe dhamë komentet përkatëse. Unë jam i pafajshëm”.

SHKARKO APP