Arditi tre ditë nën dhe, babai: Po e kërkojmë me lopatë, shteti të më ndihmojë

Ardit Beshiri është zhdukur që prej ditës së shtunë, 3 maj. Ngjarja ka ndodhur në qafën e Burrelit, në fabrikën e pasurimit të kromit, aty ku po punonte me një automjet fadromë për gërryerjen e një rezervuari. Në një moment u shemb një masiv dheu dhe për pasojë e zuri poshtë bashkë me mjetin e punës.

Ekipe të shumta nga AKSEM, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, si dhe banorë e familjarë të Beshirit vijojnë kërkimet në një terren të vështirë malor, ku sasia e madhe e materialit të rrëshqitur është zhvendosur disa kilometra më larg. Familjarët kanë bërë apel për shtimin e forcave në operacionin e kërkimit, ndërsa shpresat për gjetjen e tij po veniten me kalimin e orëve.

Babai i tij, Nerim Beshiri u bëri apel institucionev që të shtojnë kërkimet me metoda të specializuara pasi kërkimet në këmbë janë të paefektshme për shkak të terrenit të thepisur malor dhe materialit që është shpërndarë kudo. Nerimi kërkon që të ketë një shenjë të djalit në mënyrë që të ketë mundësinë ku ta kujtojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Kërkoj ndihmë nga shteti, t’i gjej njërin gisht dhe ta çoj te shtëpia, te familja se nuk ka gjë më të madhe në botë të humbësh djalin. I bëj thirrje shtetit të sjellin aparatura, qen të specializuar, mjete, të gjej djalin e ta çoj te shtëpia, të di ku të hedh një tufë lule. Ka tre ditë që vijmë kërkojmë këtu me lopatë, nuk ka asnjë lloj mjeti. Po patët mundësi, ndihmoni si shtet”, tha ai me lot në sy.

Swiss Digital Mobile Reklama
Arditi tre ditë nën dhe, babai: Po e kërkojmë me lopata, shteti të më ndihmojë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?