Arsimi në rritje cilësore me kurse trajnimi profesionist
Aktualitet Kultura E Premte, 30 Shtator 2022 14:10
Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP), në bashkëpunim me Qendrën “Shkolla e Drejtorëve të Institucionve të Arsimit Parauniversitar” (CSL) filloi programin e përbashkët te trajnimit “Rrjeti kombëtar i vlerësuesve të IAP-ve”.
Aktualisht ka filluar faza e tretë e programit të trajnimit me kandidatët për vlerësues, të cilët u përzgjodhën sipas kritereve të vendosura.
Kandidatët për vlerësues, të cilët po trajnohen dhe më pas do të certifikohen si vlerësues të IAP, janë specialistë dhe drejtues shkollash nga ZVAP-të Elbasan, Librazhd, Përrenjas, Peqin, Gramsh, Belsh, Kucove, Dimal, Berat, Polican, Skrapar, Korcë, Pogradec, Maliq, Devoll dhe Kolonjë.
Në fazat e tjera do të vijojë programi i trajnimit edhe për kandidatë të tjerë nga ZVAP-të e tjera.