FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump: Misioni në Iran përfundon brenda dy javësh

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se lufta me Iranin mund të përfundojë shumë shpejt duke dhënë një afat prej dy deri në tre javësh.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se ai do t’i drejtohet kombit sot në mbrëmje për të dhënë një përditësim të rëndësishëm mbi situatën.

Trump u shpreh se SHBA-ja synon të përfundojë konfliktin “ndoshta brenda dy javësh, ose pak më shumë për të mbaruar punën”, duke shtuar se qëllimi është neutralizimi i plotë i kapaciteteve të Iranit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai theksoi se SHBA-ja do të tërhiqet vetëm kur të jetë e sigurt se Irani nuk do të jetë më në gjendje të zhvillojë armë bërthamore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti amerikan la të hapur mundësinë e një marrëveshjeje me Iranin, por nënvizoi se kjo nuk është vendimtare.

“Nëse kemi marrëveshje apo jo, nuk ka rëndësi”, tha ai, duke paralajmëruar edhe sulme të tjera ndaj infrastrukturës nëse nuk arrihet një zgjidhje diplomatike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?