19:40. Dy të rinj janë shoqëruar nga policia në Rrugën e Kavajës në Tiranë, në vijim të protestës së zhvilluar në kryeqytet, të shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe uniformave blu. Aksioni për shoqërimin e protestuesve vijon edhe në Rrugën “Myslym Shyri”, dhe rrugë të tjera kryesore të Tiranës.
19:20. Përplasja mes protestuesve dhe forcave të rendit ka marrë një rrjedhë të re, teksa një grup me të rinj, janë zhvendosur nga qendra e qytetit drejt akseve kryesore hyrëse e dalëse të Tiranës. Të rinjtë po vijojnë marshimin përgjatë Unazës në drejtim të Nyjës së Zogut të Zi, të ndjekur nga afër nga efektivët e Policisë së Shtetit dhe repartet e FNSH-së. Për të ngadalësuar avancimin e mjeteve të blinduara dhe furgonave të policisë, protestuesit kanë filluar të vendosin barriera dhe barrikada të imrpovizuara me mjetet rrethanore përgjatë rrugës.
Ora 18:50. Protestuesit janë grumbulluar sërish në sheshin “Skënderbej”, pas lëvizjeve në disa zona të kryeqytetit dhe ndjekjes nga forcat e policisë. Turma u zhvendos nga Unaza e Vogël drejt sheshit “Avni Rustemi”, ku protestuesit u ndoqën nga uniformat blu. Protestuesit po hedhin kapsolla, ndërsa policia po kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës, në një tjetër moment tensioni gjatë protestës. Protestuesit po shkulin edhe pllakat në qendër të sheshit për të sulmuar mjetet e Policisë së Shtetit dhe ministritë. I gjithë sheshi “Skënderbej” është mbuluar me një “re” nga gazi lotsjellës i hedhur nga uniformat blu.
Ora 18:00. Pas orëve të qeta dhe me valle para Kryeministrisë, trazirat janë rikthyer. Ka qenë një zonjë që shkoi kaloi perimetin e sigurisë te Kryeministria duke shkuar përballë autobotit të ujit, dhe më pas disa të rinj gjuajtën me gurë. Menjëherë u hodh ujë dhe gaz nga ana e Policisë.
Pas shpërndarjes së turmës përpara institucioneve qendrore, forcat e Policisë së Shtetit kanë vijuar lëvizjet në terren për të shpërndarë grupet e protestuesve që lëviznin në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.
Efektivët e policisë kanë ndjekur grupet e të rinjve në disa nga zonat më të populluara të Tiranës, përfshirë zonën e Pazarit të Ri, rrugët përreth qendrës dhe pranë 9-Katësheve.
Në këto akse po ushtrohen kontrolle ndaj personave të dyshuar si pjesëmarrës në protestë, ndërsa situata në rrugët dytësore mbetet e tensionuar me prani të shtuar të patrullave policore.
Ora 16:30. Një moment i veçantë është regjistruar gjatë ditës së tetë të protestës së të rinjve. Përpara godinës së Kryeministrisë, siç shihet edhe në pamjet e gazetarit të ”Koha Jonë”, Daniel Muçaku, disa prej protestuesve kanë nisur të kërcejnë valle nën ritmin e daulles, në një skenë që bie në kontrast me tensionet dhe përplasjet e ditëve të mëparshme. Pamjet e të rinjve që kërcejnë përballë efektivëve të policisë sjellin një tjetër atmosferë në protestën që prej ditësh ka mbajtur të tensionuar kryeqytetin.
Ora 15:41. Pas përplasjeve në ”Rrugën e Durrësit”, tashmë protestuesit janë zhvendosur te Kryeministria. Forcat e Policisë përdorën sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit pranë Ministrisë së Arsimit dhe t’i ndiqnin ata nëpër rrugicat e kryeqytetit. Në një lëvizje taktike, protestuesit janë rigrupuar me shpejtësi në zemër të Tiranës.
Ora 15:27. Protestuesit dhe forcat e Policisë së Shtetit janë përplasur te ”Rruga e Durrësit”, pak metra larg Ministrisë së Arsimit pasditen e të martës, për të dytën herë këtë ditë. Ndryshe nga ditët e tjera, protesta ka qenë kryesisht paqësore, por deri tani janë shënuar dy episode tensioni. Të rinjtë hodhën fishekzjarrë në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit u përgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Një përpjekje për të shoqëruar një të ri u pengua nga protestuesit e tjerë, të cilët nuk lejuan efektivët e Forcave Shqiponja që ta merrnin.
Ora 14:30 Është tensionuar situata e protestës para Ministrisë së Arsimit, ku u mblodhën studentë e pedagogë të shumtë. Protesta e studentëve, të cilët sot u mbështetën edhe nga pedagogët, nisi paqësore paraditen e sotme para Universitetit Politeknik dhe më pas para Kryeministrisë. Por pas zhvendosjes te Ministria e Arsimit kanë nisur tensionet kur të rinj të maskuar filluan të gjuanin me gurë drejt godinës së Ministrisë.
I menjëherëshëm ka qenë edhe reagimi i policisë, të cilët nisën të hedhin ujë me presion drejt protestuesve. Edhe pse në katin e parë janë vendosur disa mbrojtëse hekuri, dëmtimet nga gurët janë të dukshme.
Disa prej tyre janë futur edhe në oborrin e institucionit, ndërsa protesta po vijon. Ndërkohë, në Rrugën e Durrësit, një pjesë e bizneseve nuk ishin hapur, ndërsa disa të tjerë kishin vendosur që sot të hapnin qepenat. Por pas nisjes së përplasjes, ata kanë nisur menjëherë të mbyllin bizneset e tyre.
Lexoni edhe:
Pas trazirave, të rinjtë kërcejnë përpara Policisë. Valle me daulle para Kryeministrisë
Protestat në Tiranë/ Deputeti gjerman, Abraham: Qytetarët kërkojnë fundin e korrupsionit
Policia shpërndan me ujë dhe gaz lotsjellës protestuesit para Ministrisë së Arsimit
Rikthehen trazirat, gurë dhe gaz në qendër të Tiranës. Protestuesit rikthehen te Kryeministria
Zjarri dogji katin e parë, reagon Gjykata e Lartë: Pezullohen gjyqet
Agravon situata hidhen gurë mbi policinë, bëhet gati gazi lotsjellës…
Protestat shtyjnë ”Maratonën e Tiranës”, konfirmohen datat e reja
Tabaku thirrje nga protesta: Hajde të mbrojmë fëmijët tanë, Rama po përdor mjetet e fundit
FOTO/ Pas kaosit për disa minuta, pedagogët qetësojnë protestën te Ministria e Arsimit
33 të arrestuar nga protesta e së hënës, të dëmtuar 7 efektivë policie
PD kërkon seancë urgjente në Kuvend: Rama të japë llogari për veprimet e policisë
Ministritë ”blindohen” kundër molotovëve, mburoja metalike në dyer e dritare
Pedagogia e Drejtësisë, bashkëshortja e të ndjerit Olldashi mesazh Ramës: Bursën ua jep ligji
Deputetja e PD, Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë
“2500 euro për një kokë shqiponje” protestuesi tregon si zgjidhet kjo situatë
Mungojnë “maskat”, pedagogët e studentët vijojnë protestën para Kryeministrisë
VIDEO/ Qytetari i revoltuar: Jo dialog. Rama mashtron, me pushtet ai të merr tokën
Juristja dorëzon në SPAK kallëzim ndaj kryeministrit Rama dhe kryepolicit Hita













