Argumentat/ Presidenti Meta rrëzon ligjin “Për karrierën në FA”: Përmirësoni trajtimin financiar të ushtarakëve, për të ndalur largimin e tyre nga vendi
Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin e miratuar nga PS për “Për karrierën ushtarake”. Në argumentet e kreut të shtetit thuhet se ligji duhet të ketë objektiv trajtimin financiar të ushtarkëve, në mënyrë që të rritet interesi për këtë profesion dhe të frenohet largimi i tyre nga vendi.
Kreu i shtetit shprehet se ulja e kritereve klasifikuese për tu bërë pjesë e ushtrisë nuk do të sjellë rritje të personve që duhet të jenë pjesë e Forcave të Armatosura, nëse më parë nuk rritet trajtimi financiar i ushtarakëve.
“Arsyet janë krejt tjera, pasi për rekrutim në Policinë e Shtetit, numri i kandidatëve është disa herë më i lartë se numri i vendeve vakante të hapura për konkurrim. Ndërsa për t`u bërë pjesë e Forcave të Armatosura paraqiten si kandidatë një numër që përkon me përafërsisht 70% të nevojave, duke pakësuar deri në eleminim konkurrencën dhe mundësinë e përzgjedhjes mes aplikantëve. Vetëm ky fakt mjafton për të kuptuar se, problematika nuk qëndron te kriteri “i fortë” i arsimit, por përveç arsyeve të tjera që lidhen me largimin e të rinjve e që unë si President i Republikës i kam bërë publikisht me dije, problematika lidhet drejtpërdrejtë edhe me mënyrën e trajtimit të ushtarakut, përfshirë trajtimin financiar, që ka çuar në largimin në masë nga radhët e Forcat e Armatosura të të rinjve dhe të rejave me arsim të lartë dhe trajnime brenda dhe jashtë vendit”,- shprehet kreu i shtetit në argumentet e dekretit.
Gjithashtu, Presidenti ndalet në çështjen e arsimit të ushtarkëve duke u shprehur se ligji i proppozuar nuk synon të rrisë nvielin e kërkuar arsimor të ushtarakëve. “Përmes ligjit nr. 15/2021, është e qartë se, synohet të ulet niveli i arsimit të kërkuar për t`u përfshirë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa deri më sot kërkohej si kriter i domosdoshëm ligjor përfundimi i arsimit parauniversitar (shkollës së mesme), tanimë synohet që pas hyrjes në fuqi të këtij ligjit, të lejohet hyrja në rradhët e Forcave të Armatosura edhe e atyre shtetasve që kanë përfunduar vetëm ciklin arsimor 9-vjeçar”,- thuhet në argumentet e kreut të shtetit. Presidenti shprehet se politika e re e rekurutmit në Forcat e Armatosura, nuk shkon as në përputhje me politikën që duhet të ndjekë vendi për nxitjen e arsimit në brezat e rinj, dhe përcjell mesazhin e gabuar se, edhe pa përfunduar arsimin parauniversitar, të rinjtë mund të punësohen.
https://arkiva.kohajone.com/presidenti-meta-kthen-ligjin-per-karrieren-ushtarake-dekurajon-arsimimin-e-te-rinjve-nxit-idene-e-gabuar-se-gjen-pune-dhe-pa-shkolle/
KOHA JONË SONDAZH

