Arilena reagon pas zhurmës rreth çmimit të parë
Arilena Ara dhe kënga e saj me titull “Shaj” i shpallën fitueset e Festivalit të 58-ë të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, i cili zhvilloi të shtunën natën finale në “Pallatin e Kongreseve” . Por fitorja e saj ka prodhuar shumë polemika mes artistëve, por edhe në rrjetet sociale dhe në media. Duket se shkak është bërë klasifikimi i pikëve sipas jurisë me një diferencë shumë të vogël më fituesit (Arilena Ara në vendin e parë me 67 pikë) dhe vendit të dytë (Elvana Gjata me 64 pikë).
Pas gjithë zhurmës që u bë lidhur me këtë çmim, ka reaguar vetë Arilena, e cila thotë se me këtë këngë ka qeshur dhe qarë. “Me ktë këngë kam qarë dhe kam qeshur”, ka shkruar fituesja e këtij edicioni të “Festivalit të Këngës”./