Arjan Ndoja përgënjeshtron gjithë deklaratat: S’kam dhënë asnjë intervistë, janë spekulime (VIDEO)

Ditën e djeshme bëri bujë një lajm që kishte të bënte me një prononcim i prokurorit Arjan Ndoja të pretenduar se ishte dhënë nga spitali ku ndodhet nën kujdes mjekësor pas atentatit të pak ditëve më parë, për të cilin thuhej se kishte pranuar se në makinën e tij ishin gjetur disa shkresa, dokumente dhe fotokopje të dosjeve për të cilat ai ka ofruar konsulencë ligjore.

Ndërkohë prokurori Arjan Ndoja ka folur për gazetaren e Fax News, Albana Aliaj ku ka deklaruar se nuk ka dhënë asnjë prononcim më parë për këtë çështje, aq më tepër të këtij lloji. Pra Ndoja ka thënë se ndryshe nga sa shkruante një media ditën e djeshme, se kjo e fundit kishte kontaktuar drejtpërsëdrejti me të në ambientet e spitalit të Durrësit, nuk është e vërtetë.

Ja çfarë deklaroi Ndoja për Fax News:

“Të gjitha që thuhen në emrin tim janë spekulime. Nuk kam dhënë asnjë intervistë apo prononcime deri më tani për gazetarët”

Prokurori Arjan Ndoja flet nga spitali per Fax News, pas atentatit

Dje në media shkruhej se Arjan Ndoja ka pranuar se në amikën e tij me të cilën udhëtonte dhe që ra pre e atentatit tek mbikajlimi i Shkozetit, për shkak se drejtonte një studio ligjore për ështje të ndryshme, ndër to ishin edhe  çështje që lidhen me pronat, por edhe çështje penale.

“Unë prej kohësh drejtoj një studio ligjore, ku ofroj dhe konsulencë ligjore për çështje të ndryshme. Ndër to janë disa çështje që lidhen me pronat, por edhe çështje penale, për të cilat unë jam njohës dhe sugjerues. Shpresoj që Prokuroria të tregohet objektive në hetim, pasi këto janë gjëra të ditura dhe unë nuk kam shkelur asnjë ligj apo të drejtë.

 “Nuk jam ndjerë asnjëherë i kërcënuar, ndryshe do të kisha marrë masa të mbrohem. Çdo gjë kisha pritur, vetëm këtë jo. Kisha menduar që mund të më çonin në prokurori, duke më ngritur akuza, por jo deri tek arma. Unë nuk i trembem askujt. Asgjë nuk kam bërë në kundërshtim me ligjin dhe nuk jam shoqëruar kurrë me kriminelë”, shkruhej dje në media.

Ndërkohë që me reagimin e fundit dhe të parin për mediat sipas tij pas atentatit, dhënë sot për Fax News, hidhen dyshime se nga dalin lajme të tilla si ai i djeshmi? Kush i kurdis ‘prononcime’ të tilla dhe cili është interesi? Çfarë synohet të arrihet në një formë të tillë ku pas sa më sipër ka deklaruar Ndoja për Fax News, hetimet turbullohen në një kohë kur edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme që në bazë të të ashrtuquqajturës ‘deklaratë’ e djeshme e prokurorit, të niste menjëherë hetimet? Kujt i shërben ky skenar dhe kush e sponzorizon atë?

Ngjarja e rëndë në Durrës, ku një atentat mafioz vuri seriozisht në rrezik jetën e 3 personave, të prokurorit Arjan Ndoja, shoferit të tij Andi Maloku si dhe Aleksandër Muharremit, alias, Pëllumb Muharremi njohur me pseodenimin “Rrumi”, teksa njihet si person me precedent penal, me këtë reagim merr një tjetër rrjedhë, fare të paqartë, mbase ashtu sikurse dikush ka investuar të ngjajë e tillë.

/FAXWEB.AL

SHKARKO APP