Arkitekti vjen nga Italia, Rama nuk i jep dorën: I kemi marrë masat
Kryeministria Edi Rama, në bashkëbisedimin me banorët e Shijakut të dëmtuar nga tërmeti, bëri batutë me arkitektin e ardhur nga Italia. ”Nuk të jap dorën sepse vjen nga Italia”, i tha Rama arkitektit dhe kjo shkaktoi të qeshura. Por më pas i dha dorën. ”Jam jo fort i lumtur me të gjithë këtë bombardim lajmesh që u bëhet njerëzve lidhur me koronavirusin që sigurisht është një problem dhe përbën shqetësim të madh për të gjithë botën, por ajo që është e sigurtë që krahas epidemisë, ka një infodemi, epidemi të lajmeve të rreme e komenteve pa asnjë bazë shkencore që rrit shumë pasigurinë e njerëzve. Dhe kjo nuk ndihmon por pengon shumë në përballjen me epideminë. Apeloj që të jemi të kujdesshëm dhe racionalë në të gjithë kontaktet sepse nuk është cështje trimërie, e as karshillëku por ndërgjegësimi. Të jemi të kujdesshëm”.