Arkivat e gruas që videos intime me Gjicin. Kompania e saj del fantazmë, dhe ajo e trajnuar për përgjime

Personazhi më i komentuar i momentit, është 40 vjeçarja që u filmua në zyrën e Safet Gjicit, duke kryer marrëdhënie intime. Ajo ka një arkivë me foto në krah të personazhe publikë në vend.

Nga të dhënat në qendrën Kombëtare të Biznesit, del që ajo në vitin 2021 ka themeluar një kompania me qendër në Tiranë, e cila ka si objekt “shërbime konsulence dhe shërbime menaxheriale për biznese të treta”. Por kompania ka zero aktivitet, pra kemi të bëjmë me një biznes fantazmë.

Gruaja rezulton e papunë. Nuk figuron si e punuar as në sektorin privat dhe as publik. Media ‘‘Shqiptarja.com”, shkruan se 40-vjeçarja ka ndjekur një kurs në Tiranë, për të mësuar teknikat e spiunazhit, përdorimin e pajisjeve të përgjimit, gjurmimin e makinave dhe mbikëqyrjen kompjuterike.

Sakaq, gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video të re. Në video gruaja dëgjohet teksa i kërkon një vend pune në bashki, por edhe ta ndihmojë për një projekt për qentë. Ka dyshime të forta se pas zonjës mund të fshihet një skenar shantazhi dhe zhvatje nga segmente kriminale, korrupsioni dhe politike.

Pikërisht ky skenar po hetohet nga SPAK pas nisjes së hetimeve kryesisht, për shkak se Gjici është subjekt i SPAK-ut. Nëse SPAK do të dokumentojë elemente të shantazhit dhe zhvatjes, gruaja rrezikon më shumë se sa Safet Gjici, sa i takon pasojave penale.

SHKARKO APP