Armando Prenga refuzon pyetjet e prokurorisë, kërkon të njihet me provat e akuzave

 

Deputeti Armando Prenga, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, është paraqitur paraditen e sotme pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Prenga ishte thirrur nga prokurori Altin Binaj, për të dhënë shpjegime për ngjarjen para komisariatit të Laçit, me cilësinë e të pandehurit. Tre akuza, “plagosje e lehtë me dashje”, “kanosje” dhe “armëmbajtje pas leje” i janë komunikuar ish-deputetit socialist, i cili në zyrën e prokurorit, Prenga mësohet se ka kërkuar të njihet me provat e prokurorisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si dëshmitë e peshkatarëve të familjes Cali, akt-ekspertimet e ndryshme, deklarimet e efektivëve të policisë dhe prova të tjera shkresore. Por, edhe pasi u njoh me këto akte, thanë burimet, deputeti nuk ka pranuar të japë shpjegime, e drejt që ia njeh ligji.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në dalje të prokurorisë, Prenga nuk pranoi të komentonte akuzat, kurse avokati i tij mbrojtës tregoi arsyen e paraqitjes së deputetit pranë organit të akuzës.

Sipas prokurorisë, Prenga kërkoi të njihet edhe me disa prova që janë siguruar vetëm pak ditë më parë, një kopje të të cilave i mori për t’i studiuar. Vetëm pak ditë më parë, Gjykata e Lartë, i ndryshoi masën e sigurisë deputetit Prenga, nga ajo e “arresti me burg” në “arrest shtëpi”. Prokuroria pretendon se deputeti mbrëmjen e 4 shtatorit me një pistoletë pa leje, që ende nuk është gjetur, ka qëlluar në drejtim të peshkatarëve të familjes Cali, ku kanë mbetur të plagosur dy prej tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?