Armë dhe lëndë narkotike, arrestohen 4 pjesëtarë të një familjeje

 

Një sasi armësh dhe lënde narkotike janë sekuestruar nga policia e Tiranës në tre banesa të një familjeje, ndërsa në pranga vuri kryefamiljarin Sali Cerpja dhe tre djemtë e tij.

Arrestimi u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm nga efektivët e Komisariatit nr 5 në përfundim të operacionit “Mëngjesi”, ku në pranga ranë vëllezërit Osman, Selim dhe Arben Cerpja dhe babai i tyre.

Kjo pasi në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar rreth 111 bimë e dyshuar Canabis-Sativa me lartësi 40cm, 100gr hashash, një arsenal armësh:

1 pistolet Bereta,

1 armë gjahu teke,

1 pushkë

12kallëpe tritoli, 200gr

700 kapsolla detonatori

aparat shpërthim detonatoreve elektrike

rreth 500 fishek kalibër ndryshme

SHKARKO APP