Armë gjahu, granata dhe municione luftarake, arrestohet për armëmbajtje pa leje 37 vjeçari në Krujë
Një 37 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij u gjetën armë dhe municione luftarake.
Sipas njoftimit, është arrestuar D.D., banues në fshatin Thumanë të Krujës.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu, 2 granata dhe 2 ndezësa, municion luftarak si dhe 1 armë e ftohtë (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.