Armë kallashnikovi dhe kanabis në Llakatund të Vlorës, dy në pranga
Dy armë zjarri kallashnikov janë sekuestruar në Vlorë, si dhe janë asgjesuar fidanë kanabisi gjatë një operacioni policor i koduar “Llakatundi”
Në pranga kanë rënë shtetasit H. T., 40 vjeç dhe A. B., 50 vjeç, posedues të armëve të zjarrit dhe autorë të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
“Si rezultat i këtij operacioni, Policia ka evidentuar dhe asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilat ishin kultivuar në pronën e këtyre shtetasve, në fshatin Llakatund.Po gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 2 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, të cilat dyshohet se i posedonin këta shtetas” njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore.